Yamaha i sjell një motor të ri, Rossi bën premtimin

15 Gusht 2019
12:53
Telesport
back button

Valentino Rossi rikthehet kompetitiv në pistat e Moto GP pas vendit të katërt në garën e fundit të zhvilluar në Austri. Edhe pse e nisi garën nga vendi i 10-të, veterani arriti të bëjë një paraqitje të mirë, duke rikuperuar 6 pozicione.

Që në fillim kuptuam se kishim potencial për të qenë më afër kreut dhe gara e konfirmoi këtë gjë. Ajo që ka ndryshuar është se tani kam një motor të ri, më të fuqishëm, që shtyn më shumë në pjesën e drejtë. Edhe ana elektronike është përmirësuar. Tani e ka radhën fitorja e parë”, tha Rossi.

Më tej, Rossi shton: “Kishim një hap më të mirë krahasuar me garat e fundit edhe pse Honda e Ducati janë ende më përpara. Ajo që bie në sy është se gomat nuk u konsumuan shumë. Tani duhet të bëjmë balancimin e duhur mes gomës dhe motorit, por jemi në rrugën e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit