Yamaha nxjerr “jashtë loje” Rossin, investon te talenti francez

23 Korrik 2019
15:29
Telesport
back button

20-vjeçari francez Fabio Quartararo duket se do të jetë pasuesi i Valentino Rossi (40 vjeç) te motori japonez Yamaha. Piloti i ri aktualisht piloton ekipin satelit të Yamaha, atë të Yamaha Petronas.

Paraqitjet e mira të këtij sezoni, i pari për Quartararo në Moto GP (i teti aktualisht në renditje), kanë bërë që motori japonez të hedhë sytë nga ai për të ardhmen. Ai që ka konfirmuar interesimin për francezin është Lin Jarvis, drejtori i përgjithshëm i Yamaha.

Mendoj se Fabio ka një të ardhme të madhe përpara. Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për ta mbajtur sa më gjatë këtu”, tha Jarvis. Kjo deklaratë vjen pak ditë pas asaj se Rossi nuk është më një pikë referimi për Yamaha.

Prania e Fabio në ekipin tonë është një stimul edhe për Rossi e Vinales. Ai piloton pa frikë dhe gabon pak. Mendoj se është piloti i duhur për ne, pasi ka ardhur në momentin e duhur”, tha Jarvis. Këtë sezon, Quartararo është ngjitur dy herë në podium dhe ka grumgulluar deri më tani 67 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit