Yjet e Bayern-it njëzëri: Coutinho qëndro këtu!

14 Dhjetor 2019
21:29
back button

Philippe Coutinho duhet të qëndrojë te Bayern Munich, kjo është dëshira e lojtarëve të klubit bavarez pas ndeshjes fantastike të brazilianit. Shuma e lartë nuk i tremb ata.

Coutinho ka shkëlqyer në sfidën ndaj Werder Bremen duke shënuar tri gola, ai është braziliani i parë që ka shënuar një tripletë që prej Giovanni Elber.

Lewandowski me shokë duan që ai të vazhdojë të veshë fanellën e kuqe të klubit gjerman. Coutinho është huazuar te Bayern gjatë verës së kaluar dhe ai mund të blihet përfundimisht për 120 milionë euro.

Sipas David Alaba, shuma do të ishte një investim i mirë: “Po të shohësh ndeshjen e sotme, unë do të këëshilloja drejtuesit ta blinin,“ shprehet ai për Bild.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit