Yjet e sotëm dhe rivalë të së kaluarës në lot: “Kobe, ti ishe legjendë”

26 Janar 2020
22:03
Denis Hakanaj
back button

Lajmi i vdekjes së Kobe Bryant ka bërë menjëherë xhiron e botës. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, nga kolegë tek ish-kolegë, deri te shumë personazhe të famshëm.

Kobe ka qenë një nga lojtarët e NBA-së më të njohur dhe më fitues të të gjitha kohërave, yll i Los Angeles Lakers nga gjysma e viteve Nëntëdhjetë deri pak vite më parë.

Shumë prej yjeve të basketbollit të sotëm janë rritur me posterin e tij të varur në dhomë ose duke kërkuar ta imitonin.

Yjet e sotëm – Paul George, lojtar i skuadrës tjetër të Los Angeles-it, Clippers, i lindur në LA, ka qenë një nga të parët që ka bërë një koment në Twitter, duke kërkuar pezullimin e ndeshjeve. “Quit playing – Të ndalemi”, ka qenë mesazhi i tij.

John Wall, ylli i Washington Wizards, nuk ka as forcën të shkruajë fjalë. Vetëm një zemër e thyer.

Luka Doncic, ylli i ri i Dallas Mavericks, e ka të vështirë ta besojë: “Nuk mund të jetë e vërtetë”.

Joel Embiid, qendra e Philadelphia 76ers, kujton sesi ka filluar të luajë ba sketboll falë Kobe-t: “Nuk e di nga ta filloj. Kam nisur të luaj pas finaleve të 2010-ës duke parë Kobe-n. Nuk kisha parë kurrë një ndeshje para atyre finaleve. Doja të isha si Kobe, jam kaq i trishtuar. Pusho legjendë”.

Ish-rivalët – Tony Parker dhe Manu Ginobili u kanë dhënë jetë disa sfida epikeve mes San Antonio Spurs dhe Lakers. Jo rastësisht, ish-organizatori francez ka postuar një fotografi të të dyve në parket.

“Më është thyer zemra me këtë lajm, – ka qenë mesazhi i Parker. – Ti ishe një legjendë e vërtetë dhe një mik. Prehu në paqe, çdo mendim dhe lutje shkon për familjen tënde”. Ndërsa argjentinasi ka shkruar thjesht: “I shkatërruar”.

Dwayne Wade, ish-lideri i Miami Heat dhe një nga më të mirët në pozicionin e tij, që ishte i njëjti me atë të Kobe-t: “Joooo, Zotë të lutem jo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit