Yjet që nuk u shpërblyen me “Topin e Artë”, edhe pse e meritonin

2 Dhjetor 2019
15:02
Alfred Lleshi
back button

Të gjithë e dinë që Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar dekadën e fundit në futbollin botëror, ashtu si dhe në çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”. Ata kanë nga pesë trofe të tillë për momentin, me argjentinasin që pritet të marrë të gjashtin sonte, në Paris. Luka Modric ishte fituesi i fundit, por pak i mbajnë mend ata që e prekën çmimin e madh individual me gishta, por jo dot me të dyja duart. Sipas spanjolles “AS”, ka edhe të famshëm. Për shembull, Bernd Schuster dhe Xavi Hernández janë dy lojtarët më meritorë nga podiumet (top 3) në histori, që nuk kanë arritur ta fitojnë “Topin e Artë”. 

Mesfushori gjerman ishte i dyti në edicionin e vitit 1980, pas bashkatdhetarit të tij, Rummenigge. Një vit më vonë, ai përfundoi në vendin e tretë. Bernd Schuster, gjithashtu, përfundoi i treti në podiumin e edicionit 1985, kur Platini mori “Topin e Artë” të tretë radhazi. Xavi Hernández ka qenë tri herë “Top Bronzi” (pra, i dyti). Ishin tri edicionet radhazi, më 2009, 2010 dhe 2011, kur spanjolli u mposht nga partneri i tij te Barcelona, Leo Messi. Ai “flirtoi” me lavdinë, por nuk triumfoi dot.

Xavi – Nga finalisti i dytë apo i tretë gjithmonë ka një kujtesë, edhe nëse është e largët, por tashmë nga i katërti… askush nuk kujton ndonjë. Mesfushori katalanas e preku lavdinë me duar, por sidomos kur fitoi Kupën e Botës më 2010, me siguri meritonte më tepër mirënjohje në këtë çmim. Shumë lojtarë të tjerë ndoshta e merituan këtë trofe përgjatë kohëve të ndryshme, por historia nuk ua dha këtë kënaqësi.

Ibrahimovic – Lojtarët autentikë, që nuk e fituan çmimin, nuk ishin as në podiumin e “Topit të Artë”. Këto janë rastet e Kubala, në vitin 1957 (fitoi Di Stéfano); Berti Vogts, në 1975 (fitoi Blokhin); Roberto Bettega, në dy edicione radhazi, 1977 dhe 1978; Ian Rush më 1984 (fitoi Platini); Laudrup, një vit më vonë; Míchel, në edicionin e vitit 1987 (fitoi Ruud Gullit); Paul Gascoigne më 1990; Prosinecki më 1991, kur pati sukses Papin; Del Piero më 1995 dhe 1996; Batistuta në edicionin e vitit 1999 (fitoi Rivaldo); Drogba më 2007; Casillas, pasi fitoi Europianin 2008; Sneijder në edicionin e diskutueshëm të vitit 2010; Ibrahimoviç më 2013 (fitoi Cristiano Ronaldo); Robben më 2014 dhe i fundit, Lewandowski më 2015.

Këto janë lojtarët që “flirtuan” me “Topin e Artë”, e merituan atë, gjatë historisë së këtij trofeu prestigjioz:

-1956: Puskas (Budapest Honvéd)

-1957: Kubala (Barcelona)

-1958: John Charles (Málaga) dhe Kurt Hamrin (Fiorentina)

-1959: Luis Suárez (Barcelona)

-1960: Di Stéfano (Real Madrid)

-1961: Yashin (Dinamo Moscow)

-1962: Sekularac (Ylli i Kuq)

-1963: Denis Law (Manchester United)

-1964: Eusebio (Benfica)

-1965: Paul Van Himst (Anderlecht)

-1966: Bobby Moore (West Ham)

-1967: Beckenbauer (Bayern Múnich)

-1968: Beckenbauer (Bayern Múnich)

-1969: Cruyff (Ajax) dhe Kindvall (Feyenoord)

-1970: Beckenbauer (Bayern Múnich)

-1971: Netzer (B. Mönchengladbach)

-1972: Cruyff (Ajax)

-1973: Beckenbauer (Bayern Múnich)

-1974: Breitner (Bayern Múnich)

-1975: Berti Vogts (B. Mönchengladbach)

-1976: Keagan (Liverpool)

-1977: Roberto Bettega (Juventus)

-1978: Roberto Bettega (Juventus)

-1979: Manfred Kaltz (Hamburg)

-1980: Wilfried Van Moer (Beringen/Beveren)

-1981: Platini (Saint-Etienne)

-1982: Rummenigge (Bayern Múnich)

-1983: Gordon Strachan (Aberdeen)

-1984: Ian Rush (Liverpool)

-1985: Laudrup (Lazio/Juventus)

-1986: Manuel Amoros (Monaco) dhe Elkjaer Larsen (Verona)

-1987: Míchel (Real Madrid)

-1988: Oleksiy Mykhaylychenko (Dinamo Kiev)

-1989: Lothar Matthäus (Inter)

-1990: Gascoigne (Tottenham)

-1991: Prosinecki (Ylli i Kuq/Real Madrid)

-1992: Thomas Hässler (Roma)

-1993: Boksic (Lazio)

-1994: Hagi (Barcelona)/Tomas Brolin (Parma)

-1995: Del Piero (Juventus)

-1996: Del Piero (Juventus)

-1997: Bergkamo (Arsenal)

-1998: Owen (Liverpool)

-1999: Batistuta (Fiorentina)

-2000: Henry (Arsenal)

-2001: Beckham (Manchester United)

-2002: Zidane (Real Madrid)

-2003: Schevchenko (Milán)

-2004: Henry (Arsenal)

-2005: Henry (Arsenal)

-2006: Ronaldinho (Barcelona)

-2007: Drogba (Chelsea)

-2008: Casillas (Real Madrid)

-2009: Iniesta (Barcelona)

-2010: Sneijder (Inter Milán)

-2011: Iniesta (Barcelona)

-2012: Xavi (Barcelona)

-2013: Ibrahimovic (PSG)

-2014: Robben (Bayern Múnich)

-2015: Lewandowski (Bayern Múnich)

-2016: Luis Suárez (Barcelona)

-2017: Buffon (Juventus)

-2018: Mbappé (PSG)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit