Ylli anglez përçan dhomën e zhveshjes së Borussia Dortmundit, vigjëlojnë gjigantët 

17 Nëntor 2022
13:31
Alfred Lleshi
back button

Jude Bellingham është në qendër të një përçarjeje në dhomën e zhveshjes së Borussia Dortmundit, sipas raporteve në Gjermani. Mesfushori qendror pritet të largohet nga skuadra gjermane në verë, me familjen e tij që thuhet se po kërkon oferta nga skuadrat kryesore evropiane Real Madrid, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea.

Siç raportohet nga gazeta gjermane “Bild”, ‘gjuha nënçmuese e trupit’ e 19-vjeçarit në fushë po i bezdis shokët e tij të skuadrës, me klubin në krizë pas dy humbjeve radhazi, para pushimit të Kupës së Botës. Edhe pse disponimi në dhomën e zhveshjes është përshkruar si i shëndetshëm, besohet se lojtarët nuk po veprojnë si një “njësi konspirative”.

Bellingham, kapiteni i tretë dhe zëvëndëskapiteni Mats Hummels, me kritikat vokale dhe të shpeshta ndaj shokëve të skuadrës në fushë thuhet se kanë kontribuar në polemikat jashtë saj. Dhe situata e transferimit të Bellingham besohet të jetë një ‘faktor i rëndësishëm përçarës’ mes bashkëlojtarëve, me yllin adoleshent që shihet si një nga emrat më premtues në Evropë.

Anglezi, i vendosur të luajë në skuadrën e Gareth Southgate në Botërorin e Katarit, thuhet se planifikon të rrisë vlerën e tij të transferimit duke performuar mirë në turne, përpara se të informojë Dortmundin rreth dëshirës për largim më pas.

Skuadra e Edin Terzic, tradicionalisht skuadra e dytë më e mirë në Gjermani, pas Bayern Munich, aktualisht qëndron e gjashta në Bundesligë dhe është më afër Këlnit në vendin e 13-të sesa Bayernit lider.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit