Ylli i Ajax-it dhe Holandës: Jam shtirur si mashkull për të luajtur

20 Qershor 2019
18:04
Denis Hakanaj
back button

Futbolli i femrave, që sot po thyen rekorde, fsheh shumë histori sakrificash dhe lufte për barazinë e sekseve Një nga këto vjen nga Holanda, kampione e Europës në fuqi, që po shkëlqen edhe në Botërorin që po zhvillohet në Francë.  

Jashtë futbollit, bëhet fjalë për një prej vendeve më të sociale dhe më të zhvilluar, me një traditë shekullore mikpritjeje, tolerance dhe respekti për barazinë. 

"Kam filluar të luaj në moshën 5 vjeç me një skuadër meshkujsh, – ka thënë Kika van Es, mbrojtësja 27-vjeçare e Holandës, – por duke parë se në ato kohë futbolli konsiderohej një sport ekskluzivisht për meshkuj, jam shtirur si mashkull. Ishte e çuditshme të më thërrisnin Kika në jetën e përditshme dhe Randy në fushën e futbollit".  

Kika-Randy ia doli shumë mirë, aq sa pas dy vitesh te Olympia '18, skuadër e vogël në Boxmeer, vendlindja e saj, ka zgjuar interesin e vëzhguesve të dy klubeve profesioniste meshkujsh, PSV dhe Nec Nijmegen, të cilët i kanë kthyer kurrizin sapo kanë mësuar se ishte femër. 

Një zhgënjim i madh, që akoma sot e drithëron mbrojtësen e majtë të Luaneshave Oranje, por që "djeg" për vetëm tre vite, kur Kika çlirohet më në fund nga Randy falë grumbullimit të parë në një kombëtare rajonale femrash të Federatës Holandeze. 

"Ka qenë momenti kur kam kuptuar se kishte edhe vajza të tjera që ëndërronin si unë të bëheshin futbolliste profesioniste", ka thënë ajo. 

Një ëndërr që është bërë aq e madhe me kalimin e kohës, sa e ka shtyrë të veshë fanellat e tre gjigantëve të Holandës, si PSV, Twente dhe Ajax, ku luan akoma, dhe atë të kombëtares, ku ka debutuar në 2009-ën në moshën 18 vjeç dhe me të cilën ka fituar Kampionatin Europian në 2017-ën.  

Ëndrra e Luaneshave Oranje tani është që të pushtojnë edhe botën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit