Ylli i Ajax-it jep alarmin: Situata po përkeqësohet

18 Janar 2020
16:10
Denis Hakanaj
back button

Hakim Ziyech nuk ka kursyer asnjeri.

Ylli i Ajax-it folur për Algemeen Dagblad në lidhje me atë që nuk i pëlqen aspak nga bota e futbollit.

“Tashmë i njoh shumë mirë njerëzit dhe nuk më pëlqejnë aspak ata që janë fals. Jam i aftë të kuptoj shumë mirë kush është i sinqertë dhe kush jo gjatë një bashkëbisedimi. Kush shtiret dhe kush është i pastër. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Mjafton të jesh normal dhe i ndershëm”, ka thënë 26-vjeçari.

Një ndershmëri që, sipas Ziyech, mungon në botën e futbollit: “Ka shumë figura false në ditët e sotme në fushat e futbollit, kështu që unë kam besim vetëm te pak persona. Futbolli është kthyer në një spektakël kukullash dhe po përkeqësohet”.

“Kam parë shumë njerëz të pavërtetë rreth meje. Kur gjërat shkonin keq, ata janë zhdukur dhe janë kthyer tani që gjithçka po shkon mirë. Rrjetet sociale e kanë shkatërruar këtë ambient. Tani gjithçka duhet të duket e bukur dhe argëtuese. Të gjithë duhet të tregojnë gjithçka. Edhe unë e bëj, por vetëm sepse më argëton, jo për t’u dukur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit