Ylli i Ajaxit konfirmon largimin, Liverpooli nis sulmin

18 Maj 2019
12:41
Eraldo Harlicaj
back button

Ajaxi ka shitur te Barcelona mesfushorin Frenkie De Jong, ndërsa me shumë gjasa do të largohet dhe mbrojtësi dhe kapiteni Matthje de Ligt. 19-vjeçari kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës dhe holandezët nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë. 

Emri i radhës që ka konfirmuar largimin e tij nga kampionët e saposhpallur të Holandës është Hakim Ziyech. Drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se ai do të lërë Ajaxin, ndërsa klauzola e tij e lirimit është 25 milionë euro. 

Marokeni ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 24 asiste këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Gara për të është e ashpër, pasi Arsenali, Dortmundi po mundohen ta bindin. Liverpooli duket se është futur së fundmi në garë për të me trajnerin Jurgen Klopp që e pëlqen 26-vjeçarin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit