Ylli i Arsenalit “largohet” përmes Instagramit, alarmohet Arteta

29 Mars 2020
11:24
Eraldo Harlicaj
back button

Përflitej prej javësh, por duket se tashmë Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka ndërmend të rinovojë me Arsenalin. Sulmuesi gabonez do të largohet, pasi nuk dëshiron të qëndrojë në një skuadër që nuk i jep mundësinë të luajë në Champions League. 

Ai në një komunikim live në Instagram me Prince Boateng ka bërë me dije se nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën e “Topçinjëve”. Boateng e ngacmoi duke i thënë se tifozët duan të rinovojë. 

Përgjigjja e Aubas ishte me të qeshur duke thënë në mënyrë ironike: “Sigurisht, sigurisht”. Ai ka dhe një vit të mbetur në kontratë dhe duket se vera do ta gjejë në një ekip të ri. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit