Ylli i Atletico Madrid bëhet president, prezanton klubin e tij (video)

3 Qershor 2020
20:27
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez, ka zgjidhur misterin në rrjetet sociale duke lajmëruar lindjen e një skuadre për fëmijë nga 4 deri në 18 vjeç.

Do të quhet Club Costa City dhe është themeluar pikërisht nga lojtari i madrilenëve.

Vetëm pak ditë më parë, mesfushori i Colchoneros ka bërë të ditur se do të jepte një lajm shumë të madh në lidhje me të ardhmen e tij dhe një klub të ri.

Të gjithë kishin  menduar për një transferim të bujshëm, por tani është zbuluar se bëhet fjalë për këtë aventurë të re të tijën. Costa City do të jetë një shkollë futbolli i qytetit të Elche-s, që do t\i përkushtohet futbollistëve profesionistë që kanë një moshë mes 4 dhe 18 vjeç.

Në videon të publikuar nga lojtari, lajmërohet se aktivitetet e klubit të ri, që sponsorizohet nga Nike, do të fillojnë nga sezoni sportiv 2020/21.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit