Ivan Rakitic i shkel syrin Milan-it.
Mesfushori kroat ka bërë të ditur, nëpërmjet menaxherëve të tij, se do t’i pëlqente një transferim te kuqezinjtë në janar. 31-vjeçari ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër.
Pasi është informuar për gatishmërinë e lojtarit, që është një faktor shumë i rëndësishëm në këto rrethana, Zvonimir Boban do të duhet të punojë për të krijuar një strategji që të jetë e përballueshme për Milan-in në aspektin ekonomik.
Për momentin, pengesat janë dy: rroga 7,8 milionë euro e Rakitic dhe çmimi 35 milionë euro i kartonit të tij. Zgjidhja ideale për Djallin do të ishte huazimi me të drejtën e blerjes, duke parë se Inter, Juventus dhe United nuk janë më të aq të interesuara për kroatin.
Ndeshja sapo ka filluar, por ëndrra Rakitic nuk është e pamundur për Milan-in.