Ylli i Barçës i bën “like” shkarkimit të Valverde-s, Setien e shpërblen

14 Janar 2020
14:35
Denis Hakanaj
back button

Nuk është hera e parë që një lojtar bën një “like” në rrjetet sociale kundër një personi të së njëjtës skuadër, por me lamtumirën e Valverde-s ka ndodhur edhe te Barcelona.

Riqui Puig, mesfushori i ekipit të dytë të Barçës, ka “pëlqyer” lajmin e shkarkimit të Valverde-s. Dhe për ironi të fatit, pikërisht sot, në ditën e tij të parë si trajneri i klubit katalanas, Quique Setien e ka grumbulluar me ekipin e parë.  

Një zgjedhje e rëndësishme ajo e ish-trajnerit të Betis-it, që e ka grumbulluar të riun të stërvitet me ekipin e parë pavarësisht zërave të flasin për një largim të tijin në këtë merkato të janarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit