Ylli i Bayern mes rinovimit dhe lamtumirës. Real Madrid po e pret

3 Dhjetor 2021
18:06
Denis Hakanaj
back button

Serge Gnabry mund t’i thotë lamtumirë Bayern Munich verën e ardhshme.

Sulmuesi i krahut pëlqehet shumë nga Real Madrid, që mund të marrë një yll tjetër nga bavarezët pas Alaba-s.

Kontrata e Gnabry me Bayern skadon në vitin 2023 dhe nëse lojtari nuk do të rinovojë, Los Blancos mund ta marrin për 60 milionë euro.

Megjithatë, klubi gjerman ka ndërmend ta vazhdojë bashkëpunimin më 26-vjeçarin, sipas Bild.

Në fillimin e vitit 2022 do të zhvillohet takimi vendimtar për të gjetur një marrëveshje, e cila duket shumë larg për shkak të rritjes së madhe të rrogës që kërkon lojtari.

Gjithmonë sipas Bild, Gnabry kërkon 15 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit