Ylli i Borussia merr vendimin, ja ku do ta mbyllë karrierën

20 Mars 2019
18:14
Telesport
back button

Sulmuesi Maro Reus, ylli 29-vjeçar i skuadrës së Borussia Dortmund, mund ta mbyllë karrierën e tij tek ky ekip. Lajmin e ka konfirmuar Michael Zorc, drejtori sportiv i klubit gjerman. Reus ka një kontratë deri në vitin 2023 me verdhezinjtë.

Për ne ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, një figurë që është i lidhur ngushtë me klubin tonë. Personalisht nuk e imagjinoj dot me fanellën e një skuadre tjetër, ndaj shpresoj ta mbyllë këtu karrierën”, tha Zorc për të përditshmen gjermane “Bild”.

Reus ndodhet te skuadra e Dortmund që prej vitit 2012 dhe në 235 ndeshje më këtë ekip ka realizuar në total 115 gola. Këtë sezon, Marco Reus po shkëlqen në fushë, duke realizuar 15 gola, një nga golashënuesit më të mirë në Bundelsigë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit