Ylli i Chelsea-t nuk e priste nga klubi i tij, ka kërkuar largimin! Pista e re, por problem vlera e kartonit

21 Maj 2022
17:34
Telesport
back button

Christian Pulisic është shumë i zhgënjyer nga rënia e rëndësisë në rotacionet që ka pasur këtë sezon te Chelsea dhe, sipas The Guardian, duket se tashmë ka shprehur pakënaqësinë dhe dëshirën e tij për të ndryshuar ajrin që me hapjen e klubit. .

Kapiteni i Kombëtares së SHBA-ve, Christian Pulisic, nuk dëshiron të luajë më për Chelsea-n. Ai duket i mërzitur me humbjen e rëndësisë në formacionin e bluve. Sipas britanikes “The Guardian”, Pulisic ka takuar krerët e klubit dhe i ka kërkuar të dëgjojnë oferta për të në merkaton verore.

23-vjeçari mbërriti si yll i të ardhmes në “Stamford Bridge” në vitin 2019 nga Borussia Dortmund-i. Anglezët paguan 64 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Me dy vite kontratë të mbetur, Pulisic, kushton rreth 45 milionë euro në merkato sipas “Transfermarkt”.

Për amerikanin, thuhet se interesohet Juventus-i. Skuadra e Serie A e shikon Pulisic-in si zëvendësuesin e Paulo Dybala-s. Këtë sezon, Pulisic, është aktivizuar në 38 ndeshje me Chelsea-n në të gjitha garat. Tetë gola dhe pesë asiste mbajnë emrin e tij.

Megjithatë, transferimi mund të mos jetë i lehtë pasi Chelsea pagoi 64 milionë euro për të dhe bardhezinjtë nuk do të ishin të gatshëm të paguanin aq shumë për të marrë shërbimet e një lojtari që aktualisht nuk është ne formacion te rregullt në klubin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit