Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

17 Prill 2021
14:38
Denis Hakanaj
back button

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail.

“Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të kisha qenë i lumtur. Transferimi në Europë ishte një ëndërr që më dukej shumë larg”, ka thënë italobraziliani.

Në fillimet e karrierës është bërë pjesë e një ekipi të rinjsh të Brusque, Brazil:

“Kam qenë atje për dy vite dhe ka qenë momenti më i vështirë. Megjithatë, shikoja se disa lojtarë shkonin në Itali dhe mendova se ishte një mundësi”, ka shpjeguar  Jorginho.

“Vendi nuk ishte nga më të mirët, disa herë duhej të hanim të njëjtat gjëra për 3 ditë radhazi dhe në dimër nuk kishim ujë të nxehtë në dushe. Mamaja ime donte të më kthente në shtëpi një ditë, por unë i thashë se nuk do ta largohesha për një banjë që nuk ishte e pastër”.

Në lidhje me transferimin në Verona:

“Në fillim rrinim në një manastir, na jepnin 20 euro në javë dhe flinim gjashtë veta në një dhomë të vogël. Kam disa kujtime të bukura të asaj periudhe dhe njerëzit na trajtonin në mënyrë të jashtëzakonshme edhe pse në një pikë kam dashur të heq dorë. Mamaja ime ka qenë thelbësore sepse më tha të shtrëngoja dhëmbët edhe pse kisha filluar të stërvitesha me ekipin e parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit