Ylli i Chelsea-t rrëfen vuajtjet: Nuk e dija nëse do të kthehesha…

8 Tetor 2019
16:24
Denis Hakanaj
back button

Kanë qenë disa muaj të vështirë për yllin e ri të Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, pas dëmtimit në thembrën e Akilit. Një dëmtim që ka ardhur në momentin e shpërthimit të tij dhe që e ka bërë atë të ketë frikë për karrierën e tij.

“Pyesja vetën nëse do të kisha qenë në gjendje të luaja përsëri, ky ka qenë mendimi i parë. E dija se kisha një dëmtim serioz, kështu që isha shumë i shqetësuar, por familja ime më ka bindur se do të kthehesha të luaja si më parë”, ka thënë ai për BBC.  

Pas muajve të vështirë, kanë ardhur momentet e bukura: “Tani jam me të vërtetë i lumtur për kthimin tim. Nuk e prisja të bëja mirë kaq shpejt. Shpresoj të vazhdoj të përmirësohem”.

Para se të dëmtohej, Hudson-Odoi është kërkuar nga Bayern Munich, por ka zgjedhur të qëndrojë te Chelsea: “Ky klub ka bërë shumë për mua dhe i jam me të vërtetë mirënjohës. Vendimi për të qëndruar ka qenë më  i miri për mua dhe familjen time”.

“Mendonim të gjithë se ky ishte klubi i duhur. Kam qenë këtu gjatë gjithë jetës sime dhe nuk ishte e nevojshme të ndryshoja. Prindërit e mia janë të lumtur që jam këtu, ashtu si unë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit