Ylli i Dortmund kërkon largimin, Guardiola dhe Tuchel në garë për firmën e tij

27 Maj 2019
17:29
back button

Raphael Guerreiro mesa duket po mendon seriozisht për një largim nga Borussia Dortmund. 

Sipas gjermanes Bild, bisedimet me klubin aktual për një rinovim të kontratës kanë ngecur prej muajsh. 

Përveç kësaj, 25-vjeçarit i është shtuar konkurrenca pas afrimit të mbrojtësit Nico Schulz. 

Kontrata e tij skadon në vitin 2020, kështu që BVB mund ta largojë që këtë verë për të fituar një shumë të majme nga shitja e tij. 

Së fundmi është përfolur se ka interes nga Paris Sant-Germain dhe Manchester City. 

Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel janë simpatizantë të lojtarit dhe do të mundohen ta blejnë gjatë verës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit