Ylli i Dortmund nuk përmbahet: Vjet u treguam pa b***, ja çfarë e pret Bayernin këtë sezon!

9 Nëntor 2019
10:06

Dortmund dhe Bayern do të përplasen pasditen e sotme në “Allianz Arena”, me verdhezinjtë që rikthehen në Mynih, aty ku sezonin e shkuar u shkërmoqën me shfirat e thella 5-0.

Pikërisht lidhur me këtë takim, ka folur Axel Witsel. Mesfushori i Dortmund nuk është përbajtur në fjalët e tij, teksa ka thënë përpara mediave se ekipi i tij dhe ai u treguan pa b*** sezon e shkuar. Gjithashtu, belgu shprehet se këtë sezon Bayernin e pret luftë deri në sekondën e fundit.

“Shkojmë në Mynih për të fituar. Duam të bëjmë një autokritikë pas asaj humbje 5-0 sezonin e shkuar. Mund ta them hapur: Vitin e kaluar u treguam pa b***! Një herë vepronim si burra, ndërsa më pas si fëmijë. Bayern është dhe mbetet një ekip i madh me mentalitet fituesi dhe eksperiencë, por ne do të tregojmë shpirtin tonë luftarak. Bayernin e pret luftë deri në sekondën e fundit”, përfundoi Witsel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit