Ylli i Borussia premton besnikëri: Nuk do të më shihni kurrë me atë fanellë

19 Janar 2019
17:35
Telesport
back button

Marco Reus nuk ka dyshime për të ardhmen e tij. Fantazisti i skuadrës së Borussia Dortmund i ka premtuar dashuri të përjetshme skuadrës verdhezi, me të cilën ai shpreson të luajë deri në fund të karrierës së tij. Në një intervistë për mediat gjermane, Reus ka dhënë një premtim, që nuk do të luajë kurrë për rivalët historikë të Dortmund.

Nuk do të më shihni kurrë duke veshur fanellën e Bayern Mynih. Ky është një premtim që do ta mbaj deri në fund. Një arsye tjetër se përse unë nuk do të shkojë kurrë te Bayern është edhe fakti se ata kërkojnë të rinovojë skuadrën, ndërsa unë jam thuajse 30 vjeç”, tha Reus. Ai luan te Dortmund që prej vitit 2012, ku në 153 ndeshje ka realizuar 74 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit