Ylli arrin marrëveshjen e rinovimit me PSG

19 Mars 2019
19:35
back button

Dani Alves ka arritur marrëveshjen e rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germain për një sezon tjetër, zbulojnë burimet pranë lojtarit për ESPN. 

Pas muajve të tërë negociatash, Alves dhe PSG kanë arritur marrëveshjen e cila duhet të bëhet publike së shpejti. 

Alves, 35, shpresonte të siguronte një rinovim dyvjeçar, por klubi francez nuk pranonte për një kohë aq të gjatë. 

Në fund, ish-lojtari i Barcelona-s dhe Juventus do të firmosë një kontratë njëvjeçare me opsionin për një vit të dytë të përfshirë. 

Mbrojtësi i djathtë shpreson që të konkurrojë për një vend në Katar 2022 me Brazilin, kështu që qëndrimi në nivelin më të lartë me PSG është shumë i rëndësishëm. 

Rinovimi i kontratës së re mund të konfirmohet që të hënën ose të martën e javës tjetër. Kanë mbetur vetëm burokracirat dhe firmosja e kontratës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit