Ylli i Fiorentinës s’e fsheh adhurimin për Ibra: Gjejeni dikë, që e shikon Zlatan si unë…

24 Shkurt 2020
11:57
Alfred Lleshi
back button

Dusan Vlahovic nuk e ka fshehur asnjëherë se ka dy idhuj në veçanti: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic. Parmbrëmë, gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan, ai i kryqëzoi rrugët për herë të parë me suedezin. Me këtë rast, ai dëshironte ta festonte këtë moment në mënyrë të veçantë. “Ju duhet të gjeni dikë që t’ju shikojë në të njëjtën mënyrë si unë shikoj  Zlatan”, – shkroi Vlahovic në Twitter, duke bashkëngjitur një foto të marrë nga DAZN, në të cilën është portretizuar teksa vëzhgon Ibrahimovic, në tunelin e stadiumit, para se të dilnin në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit