Ylli i Holandës braktis stërvitjen në lot në prag të sfidës së 1/8-ave: ja çfarë ka ndodhur (Pamjet)

30 Nëntor 2022
13:25
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i djathtë i Holandës, Jeremie Frimpong, është larguar nga stërvitjet në lot në prag të ndeshjes së 1/16 të Kupës së Botës kundër SHBA-së. Holandezët u kualifikuan në fazën me eliminim direkt si fitues të Grupit A me fitoren 2-0 të marrë ndaj Katarit të martën.

Djemtë e Louis van Gaal tani do të përballen me kombëtaren amerikane të Gregg Berhalter të shtunën pasi mposhtën Iranin 1-0 për të përparuar si nënkampionët e Grupit B pas Anglisë.

Dhe ndërsa Holanda do ta nisë ndeshjen si favorite, atyre mund t’i duhet të përpiqen të fitojnë pa mbrojtësin Frimpong, 21 vjeç. Tri herë finalistët e Kupës së Botës u rikthyen në stërvitje të mërkurën ndërsa përgatiten të luajnë për një vend në çerekfinale.

Por mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Frimpong, nuk arriti ta përfundojë seancën. Ai u filmua i ulur nဩ fushë dhe dukej se po qante ndërsa mbulonte fytyrën.

Një pjesëtar i stafit shkoi për të parë këmbën e tij të djathtë, përpara se Frimpong të largohej nga stërvitja më herët se pjesa tjetër e skuadrës. Një problem për trajnerin Van Gaal, i cili do të ketë në dispozicion për krahun e djathtë të mbrojtjes vetëm Denzel Dumfries.

Frimpong, i cili kohët e fundit u përfol për një lëvizje te Manchester United, ende nuk ka luajtur në Kupën e Botës duke qenë një zëvendësues i pa aktivizuar në të tre ndeshjet e grupit.

Skuadra e Van Gaal po kërkon një ecuri edhe më të mirë sesa ia dolën nën drejtimin e ish-trajnerit të Manchester United në vitin 2014. Tetë vjet më parë, ata arritën në gjysmëfinale përpara se të eliminoheshin me penallti nga Argjentina.

Ata më pas nuk arritën të kualifikoheshin për turneun e 2018-ës, por e kanë nisur edicionin e këtij viti me fitore ndaj Senegalit dhe Katarit dhe një barazim kundër Ekuadorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit