Ylli i Holandës paralajmëron UEFA-n: Po ndodhi të dielën, mund të largohem nga fusha!

24 Qershor 2021
22:26
Telesport
back button

“Racizmi? UEFA duhet të na mbrojë dhe, nëse është e nevojshme, të ndërhyjë duke ndalur ndeshjet”

Kjo është thënë nga Gini Wijnaldum, mesfushori i ri i PSG dhe ekipit kombëtar holandez, i cili brenda pak ditësh do të dalë në fushë në Budapest kundër Çekisë për raundin e 16 të Kampionatit Evropian.

“Kjo përgjegjësi nuk duhet të jetë tek lojtarët. Megjithatë, unë nuk e hedh poshtë mundësinë e largimit nga fusha nëse diçka ndodh të dielën, por shpresoj që ky gjest i imi të mos jetë i nevojshëm”, përfundon ish-lojtari i Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit