Ylli i Inter-it: Nuk besoja se do të bëhesha kaq i fortë

23 Tetor 2019
16:58
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Interi-t, Milan Skriniar, ka dhënë një intervistë për Matchday Programme pak orë para ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund.

“Kam ardhur në Itali katër vite më parë, luaja pak, mendoja se do të më huazonin. Më pas, karriera ime ndryshoi falë trajnerëve që më kanë dhënë besim dhe shokëve të skuadrës që më kanë ndihmuar të përmirësohem. Nuk mendoj se do të bëhesha një mbrojtës i këtij niveli”, ka thënë Skriniar.

“Gpdin? Ka shumë eksperiencë, ka fituar shumë trofe, është shumë i fortë. Por është kryesisht një njeri i mrekullueshëm, të ndihmon të rritesh dhe të përmirësohesh. Jam shumë i kënaqur këtu, kam një marrëdhënie shumë të mirë me tifozët dhe nuk më mungon asgjë”.

“Interesimi i klubeve të tjerë për mua? Personalisht nuk më ka ardhur asnjë ofertë, por në media flitet për Manchester City, Manchester United dhe Barcelona. Po të kisha marrë një ofertë nga Bayern ose Borussia? Është e natyrshme të mendohesh kur merr një ofertë nga klube të tillë.

“Gjithsesi, gjithçka varet nga situata ime tek Inter dhe nga rëndësia që kam këtu. Po të isha gjithmonë në stol, do ta kisha të vështirë të thoja jo”, ka përfunduar Skriniar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit