Ylli i Liverpool mori karton të kuq nga ish-mësuesi

20 Janar 2019
18:40
back button

James Milner ka marrë karton të kuq nga një arbitër i cili ka qenë profesori i tij në shkollën e mesme. 

Zv.kapiteni i Liverpool është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë në ndeshejn e fundit të The Reds , të fituar 4-3 ndaj Crystal Palace. 

Dhe tani ka dalë në skenë një foto që zbulon njohjen e vjetër të arbitrit Jon Moss me mesfushorin veteran. 

Fotoja ka dalë në Twitter, dhe aty duket arbitri i njohur i Premier League kur ka qenë trajneri i ish-kapitenit të përfaqësueses angleze. 

Moss ka qenë një mësues në të njëjtën shkollë ku Milner ka ka bërë shkollën në fëmijëri. 

Megjithatë Moss nuk tregoi mëshirë ndaj ish-nxënësit të tij kur ai bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Wilfried Zaha në minutat e fundit të takimit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit