Ylli i Manchester City-t lë Guardiolën, gati marrëveshja me legjendën

20 Mars 2020
21:15
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City ka konfirmuar largimin e David Silves në fund të sezonit. Mesfushori spanjoll nuk do të vazhdojë vitin tjetër me skuadrën e “Qytetarëve” pas 10 sezonesh të kaluara në Manchester. 

Silva ka fituar çdo trofe të mundshëm në Angli dhe tashmë nuk do të jetë më pjesë e klubit. Mediet amerikane shkruajnë se spanjolli ka shumë mundësi t’i bashkohet ekipit të David Beckham. 

Inter Miami po luan në elitën e futbollit amerikan. Ata nuk po paraqiten mirë, pasi është hera e parë që luajnë në nivele të tilla. Beckham e ka marrë me shumë qejf punën e presidentit dhe pritet “të thithë” Silvën në Amerikë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit