Ylli i Manchester United: Ibrahimovic më ka ndryshuar

22 Mars 2019
14:00
Alfred Lleshi
back button

Romelu Lukaku përkoi me Zlatan Ibrahimovic për një kohë të shkurtër në radhët e Manchester United. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi sulmuesin belg që të mësonte shumë nga suedezi. Në një intervistë për mediat zyrtare të klubit, Lukaku ka folur mes të tjerash me superlativa për figurën e Ibrahimovic, si për cilësitë e tij si futbollist, edhe për natyrën konkurruese si njeri: 

"Në trajnim e kuptova se sa konkurrues ishte Ibrahimovic. Kjo më bëri të ndryshoja edhe vetë si futbollist. Kam mësuar shumë prej tij. Mos harroni se Ibra është një njeri, me të cilin mund të argëtohesh shumë. Çdo gjë që kam mësuar nga Zlatan ishte e mahnitshme. Më ka treguar mjaft histori të tijat, kur ishte tek Interi dhe Ajax”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit