Ylli i Milan refuzon ofertat nga Seria A dhe Bundesliga, gati të luftojë për formacionin

18 Gusht 2019
20:06
back button

Andrea Conti do të qëndrojë te Milan, të paktën edhe për këtë fushatë verore të merkatos. Është ky lajmi që përcjell “MilanNews.it”. Sipas medias së kampit kuqezi, mbrojtësi i Milan ka një mision të qartë: konkurencën me Davide Calabria për një vend titullari në formacionin e “Djallit”.

Për momentin nuk ka asgjë në qarkullim që ta bëjë talentin e kuqezinjve që të konsiderojë largimin nga Milan. Përkundrazi, mbrojtësi mësohet të ketë refuzuar dy ofertat e fundit, atë të Parmës dhe të Werder Bremen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit