Ylli i Milanit kërkon largimin, gati t’i bashkohet Gattuso-s te Napoli

12 Dhjetor 2019
21:44
back button

Me Gennaro Gattuso që ka shkuar te Napoli, agjenti i mbrojtësit të Milanit Ricardo Rodriguez paralajmëron se ai kërkon të largohet në janar.

Zvicerani ka humbur vendin e titullarit këtë sezon, duke bërë vetëm katër paraqitje në Serie A, e fundit ka qenë më 21 shtator.

“Duke filluar nga janari, ai duhet të luajë rregullisht sepse Euro 2020 po vjen dhe Rocardo do të jetë protagonist për vendin e tij,” shprehet agjenti Di Domenico për Radio Marte.

“Ricardo do të bënte gjithçka për Gattuso-n dhe do të shkonte kudo, edhe në Serie B. Nuk duam t’i shtojmë presionin Gattuso-s, i cili sapo i është bashkuar Napolit, por nëse ka një mundësi, do ta shfrytëzojmë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit