Ylli i NBA: Refuzova 100 milionë dollarë për të mos bërë vaksinën anti-Covid

28 Shtator 2022
21:35
Telesport
back button

Gjatë konferencës për shtyp zhvilluar sot, ditën që skuadrat e NBA-së nisin zyrtarisht grumbullimin për sezionin e ri 2023-2023, Kyrie Irving, ylli i Brooklyn Nets, ka rrëfyer peripecitë që përjetoi vitet e fundit, kur nuk luante pasi ishte i pavaksinuar.

Hoqa dorë nga një rritje e ndjeshme e rrogës, nga një kontratë 4-vjecare me vlerën e 100 milionë dollarëve, për të mos u vaksinuar. Mora një vendim për të mos kryer vaksinën anti-Covid duke mos e ditur nëse do të luaja më në NBA apo jo”, tha Irving.

Ndoqa këtë rrugë dhe mora këtë vendim i vetëdijshëm për atë që po bëja. E dija që rrezikoja vendin e punës. Mund të kisha një marrëveshje pa nisur sezoni i kaluar, por për shkak se nuk kreva vaksinën gjithcka dështoi. Ishte një kafshatë e hidhur për t’u kapërdirë”, tha Irving.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit