Ylli i NFL-së akuzohet për vrasje pas aksidentit me makinë, një viktimë dhe rrezikon burgun

3 Nëntor 2021
9:01
Telesport
back button

Përpara kishte një karrierë të shkëlqyer, ndërsa tani rrezikon të përfundojë në burg, për vrasje gjatë një aksidenti me makinë në Las Vegas. Ky është fati i Henry Ruggs, yllit të NFL (National Football League) me skuadrën e Raiders. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (ora 04:00) ai ka përplasur dhunshëm makinën e tij me një tjetër, teksa ishte duke i dhënë asaj në gjendje të dehur.

Makina Corvette me të cilën Ruggs po ecte në rrugë është përplasur me një Toyota Rav4, e cila më pas është përplasur me një mur dhe ka marrë flakë. Zjarrëfikësit që kanë mbërritur në vendngjarje kanë nxjerrë nga makina kufomën e një gruaje, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Ajo ndodhej në makinën me të cilën u përplas Ruggs.

Policia, në komunikatën e saj sqaron: “Shoferi i Corvette qëndronte në vendngjarje dhe kishte shenjat e një presoni të dehur. Ai është transportuar në spital për t’u mjekuar, por nuk kishte dëmtime të rënda”. Bashkë me yllin e NFL-së ishte edhe një femër, e cila ka vetëm disa dëmtime të lehta.

Gjithsesi, Henry Ruggs do të akuzohet nga policia për vrasje si pasojë e aksidentit në rrugë dhe pilotim i makinës në gjendje të dehur. Ai rrezikon nga 2 deri në 20 vite burg, ndërkohë që hetimet në vendngjarje vijojnë ende.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit