Ylli i “OnlyFans” që synon të fitojë 3 tituj kampionë bote në sportet luftarake

12 Prill 2023
12:37
Telesport
back button

Ylli joshës i OnlyFans, Sammy-Jo Luxton, pritet të jetë shkëlqimi i ardhshëm i sporteve  luftarake. 23-vjeçarja, në një intervistë për “Daily Mail”, ka zbuluar planet e saj, duke theksuar se dëshiron të jetë kampione e botës në 3 disiplina të ndryshme në sportet luftarake: Boks, UFC dhe Muay Thai.

Luxton, 23 vjeçe, u ngjit në ring në shkurt të këtij viti, kur mori pjesë në duelet e “vogla” të zhvilluara në Londër, në mbrëmjen kur dueloi edhe Floyd Mayweather ndaj Aaron Chalmers. Ajo mundi kundërshtaren e saj Hayley Barraclough me një vendim unanim, duke tërhequr mjaft vëmendje.

Luxton, e cila ka një medalje argjendi botërore në Muay Thai, si dhe tituj europianë e britanikë në këtë disiplinë, zbuloi se obsesioni i saj me artet marciale filloi në moshën 11-vjeçare. “Kam filluar Muay Thai në moshën 11-vjeçare, thjesht për vetëmbrojtje. Gjashtë javë më vonë pata sfidën time të parë me Muay Thai”, tha ajo për “Daily Mail”.

Kam zhvilluar deri më tani rreth 70 luftime në Muay Thai në nivel amator. Rekordi im aty është 65 fitore, 5 humbje e 1 barazim. Më pas shkova në nivel profesionist, ku kam 7 fitore dhe 1 humbje”, tha Sammy-Jo Luxton.

Ajo ka edhe një faqe në platformën “OnlyFans”, për të cilën shprehet se punon 25 orë në javë në një punë administrative. Gjithsesi, tani është e vendosur të bëjë emër në luftimet në kafaz. Në shkurt, ajo ka firmosur për MMA, në Ligën e Luftëtarëve Profesionistë dhe do të bëjë debutimin e saj më vonë gjatë vitit.

Kam kaluar në MMA. Do të bëj debutimin tim në kafaz këtë vit. Mezi pres t’i tregoj botës aftësitë e mia. Qëllimi im është të kem një titull botëror në boks, një titull botëror në MMA dhe një titull botëror në Muay Thai”, deklaroi Luxton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit