Ylli i Premier League kërcënon klubin: Nëse nuk krijohen kushtet e duhura…

29 Mars 2020
22:14
Denis Hakanaj
back button

Pas një sezoni entziazmues, të mbyllur me finalen e Champions League, Tottenham ka përjetuar një sezon shumë zhgënjyes. Menjëherë jashtë luftës për titull në Premier League, londinezët janë eliminuar edhe nga Champions League.

E ardhmja nuk duket shumë e mirë për Spurs, që rrezikojnë që të humbasin edhe sulmuesin Harry Kane. Sulmuesi anglez, në fakt, ka bërë të kuptohet  se mund të largohet nga klubi në një intervistë të djënë për Sky Sport:

“Nuk mund të them po dhe nuk mund të them jo. Do t’i dua gjithmonë Spurs-at, por kam thënë gjithmonë se nuk do të qëndroj nëse nuk do ta ndiej se po shkojmë në rrugën e duhur. Jam shumë ambicioz, dua të bëhem një lojtar i rëndësishëm”.

“Kemi patur një skuadër fantastike në sezonet e fundit, por për arsye të ndryshme nuk kemi qenë në gjendje të fitojmë tituj. Kjo është e vështirë për t’u pranuar si lojtar. Dua të fitojë në gjithçka që bëj, por kur shkojmë afër dhe nuk ia dalim, është e vështirë të pranohet”.  

I  vetmi që mund ta bindë Kane  të qëndrojë te Tottenham mund të  jetë trajneri Jose Mourinho: “Viti i ardhshëm do të jetë mundësia e parë që  të  kemi një fazë parapërgatitore me ekipin. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Dua të fitoj, dua  të fitoj trofe me skuadrën dhe dua ta bëj sa më parë të  jetë e mundur”.

“Jose është një njeri i ndershëm. Ta thotë nëse po i bën gjërat mirë ose jo, nëse i pëlqen ose jo. Kam ndërtuar një marrëdhënie të mirë me të, për mua është bukur të punoj me atë”, ka thënë Kane.

Vlera e Harry Kane në merkato, sipas Transfermarkt, është 150 milionë euro. Kështu që klubet që mund t’ia lejojnë vetes një investim të tillë nuk janë të shumta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit