Ylli i Premier League ngushëllon Strakoshën: Gjithçka do të rregullohet

11 Dhjetor 2018
13:31
Denis Hakanaj
back button

Ndeshja me Sampdoria-n ka lënë një shije të hidhur për të gjithë. Barazimi i pësuar në sekondën e fundit pas një ndeshje të dominuar nga Lazio ka qenë i papritur. Portieri i kombëtares shqiptare dhe i Lazio-s, Thomas Strakosha, ka publikuar një video në profilin e tij në Intagram.

"Hashtag"-u i përdorur nga Thomas është "blablabla", teksa shfaqet i mërzitur në video menjëherë pas ndeshjes. Një nga komentet e shumta ka ardhur nga ish-shoku i skuadrës, Felipe Anderson, i cili po shkëlqen në Premier League me West Ham.

Braziliani ka kërkuar ta ngushëllojë me këto fjalë: "Gjithmonë me këtë fytyrë. Buzëqesh, shumë shpejt gjërat do të shkojnë mirë. Të dua të mirën".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit