Ylli i PSG-së paralajmëron rivalët, zbulon pikën më të fortë të ekipit

15 Dhjetor 2019
15:39
Denis Hakanaj
back button

Pa rivalë në Francë, ku udhëheq renditjen me një avantazh prej katër pikësh ndaj Marseille, që ka luajtur dy ndeshje më shumë, dhe i kualifikuar në 1/8-at e Champions League si fituese e grupit para Real Madrid.

Po flasim për Paris Saint-Germain, që prej disa vitesh është në kërkim të triumfit në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube. Një objektiv që francezët duan ta arrijnë me çdo kusht, duke u bazuar te një sulm që Pablo Sarabia e ka përkufizuar si “më të mirin në botë” për Telefoot.   

“Kemi sulmin më të mirë në botë dhe në skuadrën tonë ka konkurrencë në çdo pozicion. E dimë se në Champions nuk mund të  shpërqendrohemi në asnjë moment, sepse çdo detaj është i rëndësishëm në këtë kompeticion”, ka thënë spanjolli.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit