Ylli i Real-it kthehet në “shtëpi”: Bëri gjithçka ishte e mundur që të vinte

13 Janar 2021
17:02
Denis Hakanaj
back button

Adi Hutter ka përqafuar përsëri virtualisht Luka Jovic.

Trajneri i Eintracht Frankfurt ka folur në lidhje me kthimin e sulmuesit serb, i cili është huazuar për gjashtë muajt e ardhshëm nga Real Madrid.

“I kam folur një natë më parë dhe duhet të them se ka bërë gjithçka ishte e mundur që të kthehej tek Eintracht. Nuk flisnim prej kohësh dhe ka qenë bukur”.

“Me Luka Jovic i shtojmë një lojtar të pabesueshëm skuadrës sonë. Në ditët e ardhshme do të shohim në çfarë gjendje është, por ai e njeh shumë mirë këtë ambient”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit