Ylli i Real-it del hapur: Më lini të shkoj tek Juventus

22 Janar 2019
19:33
Denis Hakanaj
back button

Zërat për një transferim të mundshëm të Marcelo-s tek Juventus nuk kanë ndërmend të ndalen. Këtë herë kanë ardhur direkt nga Spanja. 

Sipas drejtorit të "OK Diario", mbrojtësi i majtë i Real Madrid, i kritikuar për paraqitjet e fundit të bëra me madrilenët, kërkon të bashkohet me Cristiano Ronaldo-n te bardhezinjtë.

Braziliani, sipas mediave spanjolle, u ka thënë drejtuesve të Real Madrid: "Nëse Juventus do të bëjë një ofertë për mua, duhet të më lini të largohem". Nuk bëhet fjalë për në janar, por në verë, kur Florentino Perez do të bëjë një revolucion të vërtetë në ekip. 

"Los Blancos" duket se kanë ndërmend t'ia plotësojnë dëshirën brazilianit dhe kanë gjetur që tani pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për Junior Firpo, lojtar i Betis-it. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit