Ylli i ri argjentinas magjeps Milan-in, ja sa kushton

20 Tetor 2021
14:56
Denis Hakanaj
back button

La Gazzetta dello Sport ka folur për merkaton e Milan-it në edicionin e së mërkurës.

Tregolëshi i realizuar kundër San Lorenzo-s ka bindur vëzhguesit e Djallit: Julian Alvarez është ylli i ri i River Plate dhe i futbollit argjentinas.

21-vjeçari është transformuar në një “vrasës” para portës pothuajse “rastësisht”, pas vitesh të kaluara në krahun e djathtë të sulmit.

Një qendërsulmues jo tipik, për shkak të 170 cm gjatësi, por diferencën e bën cilësia e lartë teknike. Ka një klauzolë 25 milionë euro dhe shumë skuadra që e duan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit