Ylli i ri i futbollit europian ka refuzuar dy oferta 80 mln euroshe! Motivi

19 Maj 2022
21:44
Telesport
back button

Ne vitin e tij të dytë në Benfica, Darwin Nunez kurorezoi një sezon veçanërisht të jashtëzakonshëm. Golashënuesi më i mirë në ligën portugeze (26 gola në 28 ndeshje), njëkohësisht autori i gjashtë golave ​​në Champions League.

Ai së fundmi ndryshoi agjent për të ardhur nën drejtimin e Jorge Mendes, i famshëm për menaxhimin e interesave të Cristiano Ronaldo & Co… Kjo nuk e pengon një agjenci angleze që të mandatohet nga disa klube që të përpiqet ta sjellë atë ne Premier.

Një agjenci e cila gjithashtu ka pasur kontakt, sipas informacioneve, me PSG-në nëpërmjet presidentit të saj Nasser Al-Khelaifi. Megjithatë, të dy palët nuk hynë në një fazë konkrete të negociatave kur një interes nga klubi parizien u njoftua nga The Athletic në prill.

Mes kërkuesve që janë pozicionuar për qendërsulmuesin uruguaian, Manchester United do të ishte i gatshëm të ofronte 80 milionë euro për ta transferuar. Edhe Newcastle ka avancuar, por perspektiva për të mos luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm po e pengon lojtarin, i cili refuzoi këto dy klube.

Duhet thënë se Darvin Nunez ka një histori të veçantë me kompeticionin pasi që në pjesëmarrjen e tij të parë këtë sezon, ai ishte mjaft efektiv, duke shënuar gjashtë herë. Dhe jo kunder ekipeve dosido, pasi ndër viktimat e tij janë FC Barcelona, ​​Bayern Münich dhe Liverpool.

Klubet që mund t’i gjente fare mirë në muajt e ardhshëm, në Champions League apo në kampionat… Pra, Nunez nuk interesohet thjesht per parate por edhe konkurrencen e larte dhe te luaje ne Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit