Ylli i Romas drejt largimit, MLS troket në derë! Por, duhen 10 mln euro

28 Qershor 2020
17:12
Telesport
back button

Aventura verdhëkuqe e Javier Pastore mund të përfundojë së shpejti: e ardhmja e tij është në Shtetet e Bashkuara, në MLS. Bilanci negativ i Romas detyron presidentin Pallotta të shesë argjentinasin i cili ka rrogë 4 mln euro në sezon. Për këtë arsye Flaco është një nga të dyshuarit kryesorë për tu larguar nga Serie A dhe Europa.

Pastore: "Avrei potuto fare di più. Non ho mai avuto l'ambizione ...

Pastore, i cili ka refuzuar dy oferta kryesore nga Kina në muajt e fundit, është nën lupën e disa klubeve MLS që i kanë kërkuar agjentit të tij informacion. Ekipet më të interesuar janë Los Angeles Galaxy dhe Inter Miami. Skuadra verdhekuqe, megjithatë, për ta lënë të lirë do të paktën 10 milionë euro.

Pastore gjatë sezonit nuk ka luajtur rregullisht pasi ka qenë i dëmtuar në jo pak momente të kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit