Ylli i Serisë A injoron City-n dhe Juventus-in, i “shkel syrin” PSG-së

12 Maj 2021
16:13
Denis Hakanaj
back button

E ka thënë në të kaluarën dhe e ka konfirmuar në këto orë.

Manuel Locatelli ka dëshirë të bëjë hapin e madhe, ndoshta jashtë Italisë ku shumë skuadra po interesohen për të.

Mesfushori i Sassuolo-s ka folur për L’Equipe dhe i ka hapur dyert një transferimi te Paris Saint-Germain, siç ka ndodhur më parë me italianë të tjerë.

“Kur shikoj Verratti-n, Florenzi-n dhe Kean të tregojnë vlerat e tyre te PSG, më vjen dëshira edhe mua të shkoj atje”, ka thënë ish-ylli i Milan-it.

“A do të më pëlqente të luaja atje? Sigurisht. PSG është një klub me famë botërore dhe unë jam i hapur për një eksperiencë jashtë Italisë. Do të më pëlqente një mundësi e tillë te një klub dhe qytet i madh”.

Për mesfushorin interesohen edhe Manchester City me Juventus-in. Sassuolo kërkon të paktën 40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit