Ylli i Serisë A: Njerëzit po vdesin dhe ata mendojnë të marrin 100-150 milionë në b…

20 Prill 2021
14:30
Denis Hakanaj
back button

Është edhe Robin Gosens mes atletëve që kanë dalë kundër krijimit të Super League.

26-vjeçari gjerman i Atalanta-s ka kritikuar hapur krijimin e një kompeticioni për klubet elitarë të futbollit.

“Ideja që një skuadër që nuk është favorite ka mundësinë të fitojë është baza e futbollit. Nëse ka një Super League, ku Arsenal ose Tottenham kualifikohen pa rezultate sportive, futbolli do të humbazë bazat. Të gjithë duhet të kuptojnë se futbolli do të ndryshojë përgjithmonë dhe nuk do të jetë më e njëjta gjë”, ka thënë Gosens.

Dhe më tej:

“Njerëzit janë akoma duke vdekur në gjithë botën, Dhe këto 12 klube krijojnë Super League dhe marrin 100-150 milionë euro në b… . Gjëja e trishtë është se bëhet fjalë për para, para dhe më shumë para. Dëmi do të jetë aq i madh sa shumë tifozë, shpresoj, të dalin kundër dhe unë do të marr pjesë në protesta të tilla”, ka përfunduar lojtari i Atalanta-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit