Ylli i Serisë A shkon në Kinë, pranon ofertën marramendëse

25 Qershor 2019
18:42
Denis Hakanaj
back button

Ka ardhur në fund aventura e Stephan El Shaaraëy me fanellën e Roma-s, ku është transferuar në janarin e 2016-ës. 

"Faraoni", siç ka bërë të ditur "Il Tempo", është gati të transferohet në te skuadra kineze e Shanghai Shenhua, që i ofron 13 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshëm. Ndërkohë, Roma do të fitojë 18 milionë euro nga shitja e tij. 

Sulmuesi, kontrata e të cilit me Roma-n skadon në 2020-ën, ka vendosur të provojë veten në një vend që është gati ta mbulojë në ar për tre sezonet e ardhshme.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit