Ylli i UFC-së sherr në rrugë, lë pa ndjenja një person pasi e kap për fyti (video)

24 Prill 2023
9:43
Telesport
back button

Nate Diaz është sërish protagonist i një sherri, këtë herë në rrugët e New Orleans. Ylli i UFC-së është filmuar të premten pas mesnate duke kapur për qafe një person ende të paidentifikuar, të cilin e la pa ndjenja të shtrirë në tokë.

Nuk dihet ende se përse ka nisur sherri dhe përse është përfshirë Nate Diaz, që prej disa muajsh është pa kontratë. Gjithsesi, ai ka përdorur marifetet e sportit të tij, duke kapur nga qafa personin, që e la pa ndjenja në rrugë.

Po atë natë, më herët, Nate Diaz ka patur të tjera incidente të vogla në një sallë sporti, ku ishte duke parë shokun e tij të vjetër të skuadrës Chris Avila, në një event boksi. Në këtë event, ai pati një konflikt me personazhin e rrjeteve sociale Chase DeMoor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit