Ylli i United: E mësova në dhomat e zhveshjes atë që kishte ndodhur

8 Dhjetor 2019
16:20
Denis Hakanaj
back button

Përsëri racizëm. Përsëri brenda një stadiumi futbolli. Këtë herë ka ndodhur gjatë derbit mes Manchester City dhe United. Viktima ka qenë mesfushori i Djajve të Kuq, Fred. Braziliani është ofenduar gjatë gjithë ndeshje nga një tifoz, i cili ka bërë gjestet e majmunit, përveçse është shprehur edhe në mënyrë të papërshtatshme kundrejt futbollistit.

Në një intervistë të dhënë për ESPN, Fred ka komentuar atë që ka ndodhur dhe ka dënuar me vendosmëri këto episode: “Fatkeqësisht, jetojmë në një shoqëri të prapambetur. Është për të ardhur keq që racizmit ekziston akoma në 2019-ën”, ka thënë ai.

“Nuk kam parë asgjë në fushën e lojës. Vetëm më mbrapa kam mësuar gjithçka, kur isha në dhomat e zhveshjes. Shokët e skuadrës më treguan çfarë kishte ndodhur. Mësova edhe se kishin hedhur edhe një çakmak drejt meje. Kërkoj të mos shqetësohem për gjëra të tilla dhe shikoj përpara”.

Braziliani ka qenë lojtari i radhës që ka pësuar sulme raciste. Edhe bashkëkombësi i tij, Taison, i ka ndodhur e njëjta gjë kohët e fundit në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin në disa stadiume. Ka ndodhur këtu, ka ndodhur në Ukrainë me disa miq. Kjo është trishtuese, por duhet ta mbash kokën lart dhe të harrosh. Nuk duhet t’u kushtojmë vëmendje racistëve, sepse janë ata që e kërkojnë. Kam folur me arbitrin pas ndeshjes, do të bëjnë diçka në lidhje me këtë”.

Më pas ka ardhur një mesazh i bukur për bashkim: “Jemi të barabartë, të gjithë. Pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, nga flokët ose seksi. Jam i lumtur që kam shumë shokë që më kanë mbështetur, si Jesse Lingard. Tani nuk dua të mendoj më për këtë. Dua të shkoj përtej kësaj”, ka përfunduar Fred.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit