Ylli YouTube dhe ikona e UFC-së gati për duel, Dana White jep bekimin

22 Qershor 2022
10:06
Telesport
back button

Luftëtari i UFC-së, 37-vjeçari amerikan Nate Diaz (20 fitore e 13 humbje) dhe personazhi i njohur i YouTube, Jake Paul, që ka zhvilluar disa duele boksi (5 fitore, 0 humbje), kanë shprehur dëshirën e një sfide mes tyre.

Kjo dëshirë për t’u përballur është nxitur edhe më shumë pas deklaratës së presidentit të UFC-së, Dana White. Siç dihet, Diaz ka ende edhe një duel për të zhvilluar me UFC-në, sipas kontratës që palët kanë.

Dana White dha se një duel mes Diaz dhe Paul ka interes, por shtoi se oferta për një sfidë të tillë duhet të vijë nga Diaz, që është ende nën kontratë. Pak orë pas kësaj deklarate kanë ardhur komentet e dy sportistëve.

Më jep lirinë”, shkruajti Nate Diaz në rrjetet sociale. Ndërsa Paul shtoi: “Dana, do të jem i lumtur të jem sfidanti i fundit i Nate Diaz në UFC. Ti i di kushtet e mia: Paguaj më shumë sportistët dhe kujdesu për shëndetin e tyre. I dashur, unë do të dueloj pa pagesë”.

Më pas, Nate Diaz ka shtuar: “UFC, më lër të lirë tani, ose më jep një sfidë ndaj kujtdo në korrik ose gusht. Kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit