“Zaha ka shumë ngjashmëri me Neymar-in”

24 Maj 2020
20:28
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Everton-it, Yannick Bolasie, i ka thurur elozhe ish-shokut të tij të skuadrës te  Crystal Palace, Wilfried Zaha.

“Kur unë kam thënë se Wilfried kishte aftësi të ngjashme me ato të Neymar, njerëzit thonin ‘jo, jo, jo’. Më pas, ata filluan ta shikonin dhe më pas thanë ‘po, ashtu është’”, ka thënë Bolasie.

“Zaha është përmiësuar në çdo sezon. Ai ndihmon shokët e skuadrës për të shënuar dhe është shumë i shpejtë në pasime”.

“Loja e tij është përmirësuar shumë. Nuk është vetëm i aftë teknikisht. Ka vizion loje dhe është një pasues shumë i mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit