Zaira dhe frika e madhe: Fshij gjithçka që Wanda…

28 Maj 2022
17:33
Denis Hakanaj
back button

Zaira ka rrëfyer se është shumë strikte kur shkruan me mesazhe me motrën e saj Wanda Nara. Gjithçka për të shmangur rrjedhjen e lajmeve.

“Wanda është shumë mirë. Flasim 200 herë në ditë”, ka treguar Zaira. Para këtij zbulimi drejtuesi i LAM ka dashur të mësojë më shumë në lidhje em komunikimet e shpeshta mes motrave.

“Për çfarë flisni kaq shumë?”, ka qenë pyetja e De Brito-s. “Për gjithçka. Flasim për shumë gjëra. Nuk ka një argument për të cilin nuk flas me Wanda-n”, ka thënë Zaira.

“Mendoj se chat-i me Wanda-n është më i fshiri në planet”, ka rrëfyer motra e Wanda-s, duke shpjeguar pse e fshin kaq shpesh:

“Më frikëson. Gjithçka që më thotë unë e fshij. Nuk kam asnjë imazh të fëmijëve. Komente për burra të tjerë? Jo, është e martuar. Kur bisedojmë me mamanë time, aty ka gjëra më pikante”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit